Shoferët kërkojnë takim me kryetaren Danella Arsovska (VIDEO)

Shoferët e autobusave privat janë mbledhur para komunës dhe po kërkojnë takim me kryetaren e qytetit të Shkupit, Danella Arsovskën, ajo nuk u paraqit mirëpo një i punësuar aty thotë se duhet të presin.

‘Pyesni si qëndron puna dhe le të na pranojnë brenda” – shofer i autobusave privat.

”Ju e dini atë që e kërkoni dhe kërkojeni atje” – tha një i punësuar në qytetin e Shkupit

”Ja pra erdhëm tani këtu ta kërkojmë atë që duam, presim të takohemi me kryetaren Arsovska” – shofer i autobusave privat.

”Ju lutem duhet të prisni” – tha i punësuari në qytetin e Shkupit.

”Po do të presim jemi këtu të presim aq sa duhet pra ky është protest spontan presim edhe tjerë të na bashkohen” – thonë shoferët të autobusave privat.

E gjithë kjo vjen pas mosmarrëveshjes me qytetin e Shkupit ku u ndërpreu kontratën kompanive private Slloboden Prevos dhe Makekspres ku ato kanë ndalur me qarkullimin e autobusëve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share