Shoferët e autobusave privat bllokuan udhëkryqin më të frekuentuar

“U KËRKOJMË FALJE QYTETARËVE, POR NE DUAM TË PUNOJMË NË INTERES TË QYTETARËVE”

Me flamuj të ngjitur në autobusë nga ora shtatë e mëngjësit, tnasportuesit privat i parkuan autobusët e tyre në udhëkryqin më të frekuentuar në vend tek Qendra Tregtare Mavrovasja.

E kjo shkaktoi kaos e rëmujë në trafik. E shoferët u kërkuan falje qytetarëve përshkak bllokimit të rrugës por thonë që janë të detyruar pasi janë në prag të kolapsit.

“Jemi të detyruar ta bllokojmë rrugën edhe pse nuk duam që të jemi pengesë e qytetarëve të Shkupit, ne duam të punojmë në interes të qytetarëve të Shkupit. Presim nga kryetarja e Qytetit të Shkupit që të bëjë pagesën e mjeteve që kanë ngelur pa paguar” – tha Isen Halili, shofer.

“Jemi nga të gjithja etnitetet dhe këtu jemi vetëm për një qëllim të na paguajnë borxhin dhe të na lejojnë të punojmë në mënyrë të ndershme. Kërkojmë ndihmë edhe nga kryeministri Dimitar Kovaçevski pasi ne jemi qytetarë” – tha Kemo Muriq, shofer.

Nga transportuesi privat thonë se protestat do të zgjasin deri në arritje të marrëveshje me Qytetin e Shkupit. Deri më tani nga Qyteti i Shkupit kanë deklaruar se borxhi do të fillojë të shlyhet pas votimit të buxhetit që i bie edhe 40 ditë. Ndërsa disa ditë më parë Arsovska akuzoi shoferët privat se kanë vjedhur para nga biletat e shitura. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share