SINDIKATA E SHOFERËVE TË TRENAVE KA PRANUAR RIFILLIMIN E NEGOCIATAVE QË DO TË ZGJASIN PËR PESË JAVË
Greva e trenave në Gjermani përfundon më herët nga sa ishte planifikuar, pasi sindikata e shoferëve ka pranuar kështu rifillimin e negociatave me operatorin hekurudhor Deutsche Bahn. Të dyja palët kanë rënë dakord të negociojnë privatisht gjatë pesë javëve të ardhshme dhe nuk do të ketë greva deri të paktën më 3 mars.
Sindikata e shoferëve të trenave e Gjermanisë anuloi grevën më herët se cishte planifikuar. Sindikata dhe kompania shetërore kanë rënë dakord të rifillojnë javën tjetër negociatat.
Kërkesat kryesore janë rritja e pagës pagesat dhe ulja e orëve të punës.
Të dyja palët kanë rënë dakord të negociojnë gjatë pesë javëve të ardhshme dhe nuk do të ketë greva deri të paktën më 3 mars. Bisedimet do të jenë rreptësisht konfidenciale dhe palët nuk do të bëjnë asnjë njoftim publik.
”Ka besueshmëri ndërsa negociatat për pagat janë në vazhdim. Ne jemi të kënaqur që mund të flasim përsëri me njëri-tjetrin, ashtu siç e kishim kërkuar vazhdimisht. Rifillimi i negociatave për pagat do të fillojnë më 5 shkurt këtu në Berlin”
Pika kryesore e mosmarrëveshjes prej javësh të tëra është se kërkohen ulje të orëve të punës, nga 38 në 35 orë në javë. Një tjetër kërkesë është rritja e pagave me 18 përqind. Nëse kjo dtë pranohet, punonjësit do të marrin 555 € më shumë në muaj.
Miliona pasagjerë përshendetën vendimin pasi greva kishte shkaktuar kaos dhe anulime udhëtimesh, që shkaktuan miliarda euro humbje.
Punëtorët e transportit në të gjithë Evropën kanë organizuar greva për të kërkuar paga më të larta për të përballuar ndikimin e inflacionit. Grevat hekurudhore mbarëkombëtare shtojnë problemet në rritje ekonomike të Gjermanisë, pasi ekonomia më e madhe e Evropës përballet me norma të larta interesi dhe kritika në rritje të qeverisë së koalicionit.
PAMJET: REUTERS
GAZETARE: LIVIA KALLFA