Shmangia e takimit Blinken – Lavrov në Shkup / Memeti: Sinjal se negociatat Rusi – Ukrainë janë larg!

Shmangia e takimit mes Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, të cilët qëndruan në Shkup për Samitin e OSBE-së, sipas analistit Ibrahim Memeti, është sinjal se negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë janë ende larg.

“Filloi të flitet para disa javëve për negociata eventuale në Ukrainë, për shkak se tani erdhi dimri dhe shohim se nuk ka lëvizje të linjës së frontit. Rusia është qartazi e ngulitur në ato territore të cilat i ka okupuar dhe filluan bisedimet se a duhet të negociohet dhe të mos vazhdohet me këto shkatërrime. Por meqë nuk ndodhi takimi, për mua është e qartë se nuk ka lëvizje në atë drejtim”, tha mes tjerash Memeti në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share