Shkurtim pagash tek Juventus

Preken të gjithë drejtuesit e klubit italian

Kur është në lojë qëndrueshmëria ekonomike e një biznesi, atëherë merren masa drastike, nga ato që prekin edhe drejtuesit më të lartë.

Futbolli është biznes shumë i madh dhe pasiguria ekonomike ka prekur Juventusin. Për këtë, drejtuesit kanë menduar që të shkurtojnë pagat e tyre në mënyrë që të kontribuojnë në financa më të shëndetshme të klubit.

Ndryshe nga Fabio Paratici që disa vite më parë merrte 2.6 milionë Euro, tashmë presidenti i klubit Gianluca Ferrero merr një pagë bruto prej 400 mijë Euro, treqind mijë më pak se paraardhësi i tij Andrea Agnelli.

E njëjta situatë për adminstratorin Maurizio Scanavino i cili ka një pagë rreth tetëqind mijë Euro, të cilave duhet t’i shtohen edhe dyzet mijë si këshilltar, pagë kjo që i takon edhe presidentit.

Objektivi i Juventusit është të kursejë para. Në këtë mënyrë jo vetëm janë shkurtuar pagat fikse të zyrtarëve, por edhe shpërblimet e tyre për arritjet e mundëshme të parashikuara në kontratat e secilit.

Jo vetëm kaq, por janë shkurtuar edhe vende pune, siç është ai i zëvendëspresidentit, siç është rasti i Pavel Nedved, i cili arkëtoi 460 mijë Euro në vit vetën në rroga mjujore.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share