Shkurte Fejza nderohet me simbolin e respektit dhe vlerësimit “Çelësin e qytetit të Tiranës”

Në një ceremoni të veçantë dhe plot emocion, këngëtarja e njohur Shkurte Fejza është vlerësuar me një nga mirënjohjet më të rëndësishme të Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dorëzuar personalisht artistes simbolin e respektit dhe vlerësimit – “Çelësin e Tiranës”. Ky akt vjen si njohje e kontributeve të saj të jashtëzakonshme në fushën e artit dhe kulturës shqiptare për gati gjysmë shekulli.

Fejza, e cila është një figurë ikonike në skenën muzikore shqiptare, do të festojë 50 vjetorin e karrierës së saj me një koncert jubilar në Sallën e Kongreseve më 20 qershor. Ky event pritet të jetë një nga momentet kulmore të vitit kulturor në Shqipëri.

Pas marrjes së këtij nderimi, Fejza shprehu ndjenjat e saj të thella përmes rrjeteve sociale, duke pohuar se ky moment shënonte realizimin e një ëndrre që kishte qysh në rininë e saj. Ajo shtoi se ky vlerësim nuk është vetëm personal por edhe njohje për kontributin që arti mund të bëj për shoqërinë dhe për kombin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share