Shkupjani me veturë godet një ari në Tetovë, përfundon në spital pas aksidentit

Një 21-vjeçar nga Shkupi ka përfunduar në spital pasi me veturë ka goditur një ari në Tetovë.

Nga MPB bëjnë të ditur se ariu ka ngordhur nga goditja.

“Natën (27 mars), rreth dyzet minuta pas mesnate, në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Tetovë-Shkup, afër Karpallakut, automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Polo” me targa të Shkupi, që drejtohej nga 21-vjeçari V.I. nga Sedllarica, komuna e Vasilevës, ka goditur një ari dhe e ka vrarë. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar vozitësi i cili është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share