Shkupjani mashtron për 14 mijë euro një person nga Gostivari

Dje (26-korrik) në ora 12:00 në SPB-Tetovë, një 45-vjeçar banor i një fshati të Gostivarit ka raportuar se është mashtruar nga një person nga Shkupi për shumën prej 14.000 euro.

Sipas raportit, gjatë vitit 2022 janë marrë vesh me personin, përfaqësues i një kompanie nga Shkupi, që në objektin e tij në rrugën Vidoe Smilevski Bato, të vendosin ashensor, pas së cilës kanë lidhur kontratë më 02.07.2022.

Siç është raportuar, ai deri në ditën e raportimit i ka paguar personit me certifikatë 14 mijë euro për të filluar kryerjen e punëve, ndërsa pjesën tjetër pas përfundimit të punimeve, por personi ka refuzuar t’i kryejë punët e kontraktuara. Po ndërmerren të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhjen e rastit.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share