Shkupjani arrestohet për haraç, policia gjeti te ai 7 mijë euro!

Gjatë ditës së djeshme Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një 39-vjeçar nga Shkupi, me iniciale D.M., pasi i njëjti dyshohet se ka marrë haraç prej 7 mijë euro nga një tjetër 39-vjeçar.

“Më datë 08.08.2024, nga ana e të dëmtuarit, 39-vjeçarit, në Ministrinë e Punëve të Brendshme është denoncuar se për një kohë të gjatë, D.M. duke e kërcënuar i ka kërkuar haraç në vlerë prej 16.500 euro në emër të personit të tretë, për një borxh që nuk ka ekzistuar. Sipas denoncimit, i dëmtuari më datë 11.08.2024 në një kafene në Shkup që t’ia japë këstin e parë, gjegjësisht 7.000 euro”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Por gjatë momentit të dorëzimit të parave, i dyshuari është arrestuar dhe te i njëjti janë gjetur 7.000 euro.

Është kryer edhe bastisje te shtëpia dhe hapësira të tjera të të dyshuarit, ndërkaq kundër tij është shqiptuar edhe kallëzim penal për “mashtrim” dhe gjendet në masë të kujdesit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share