Pasi Shkupi u rendit dje i treti në mesin e qyteteve më të ndotura në botë, mëngjesin e sotëm kryeqyteti u rendit në vendin e nëntë. Sipas njoftimit të uebsajtit iqair.com, në Shkup sot në mëngjes janë matur 170 mikrogramë për metër kub grimca PM 2.5. Stacionet në Qendër dhe Gjorçe Petrov kanë matur nivelin më të lartë të ndotjes.
Para Shkupit janë Delhi dhe Kalkuta në Indi, Akra në Gana, Lahore dhe Karaçi në Pakistan, si dhe Dubai, Bishkek dhe Chengdu. Nga rajoni, në vendin e 16-të është kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, me një indeks prej 153 mikrogramë për metër kub të grimcave PM 2.5.