Shkupi – Shkëndija, çka ndodhi sot gjatë dhe pas ndeshjes (VIDEO)

Incidentet në fushë ndëpresin derbin Shkupi – Shkëndija

FFM shqipton dënim për FC Shkupin, Shkëndija fiton ndeshjen në tavolinë

Tribuna të stërmbushura dhe gjithçka dukej se do shkonte mirë. Ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë u ndërpreë në minutën 9. Deri në këtë minutë ndeshja u zhvillua në një atsmoferë të qetë por në momentin që skuadra mysafire Kf Shkëndija kaloi në avantazh gjithçka do të shpërthente. Ishte Dashmir Elezi ai I cili e kaloi në epërsi skuadrën tetovare por festa e tij ishte provokim për tifozët vendas.

Disa nga tifozët vendas “Shvercerat” u futën në fushë dhe sulmuan disa lojtarët të Shkëndijës. Ky kaos I krijuar bëri që me shpejtësi të reagoj Policia që u fut në fushë për të qetësuar situatën.

E kaosi i krijuar në këtë ndeshje dhe vendimi i delegatit të ndeshjes që të shtyej ndeshjen bëri që Komisioni i Garave të FFM-së në një seancë të jashtëzakonshme të marrë vendim për fitore në tavolinë prej 3:0 në favor të ekipit tetovar, Shkëndija, ndërsa FC Shkupi duhet të regjistrojë një fushë për të luajtur ndeshjet nikoqire të paktën 100 kilometra larg stadiumit të saj Çair.

Kujtojmë që raportet mes dy tifozerive të mëdha shqiptare nuk kanë qenë të mira prej kohësh, edhe pse në shumë raste personazhe të ndryshme të dyja skaudrave kanë bërë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe pajtim./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share