GREVISTËT: NUK MUND TË VOZITËSH I URITUR
Igori, i punësuar si shofer në NQP, thotë se është i vetmi i punësuar në familjen e tij dhe se e gjithë familja varet nga paga e tij. Sot bashkë me shumë punonjës tjerë të NQP-së nga ora 4 e mëngjesit ishte në protesta për të kërkuar, siç thotë, të drejtën e tij.
“Vetëm unë jam i punësuar aktualisht, rroga mujore vonohet, fëmija më kërkoi 100 denarë në mëngjes për të shkuar në shkollë, nuk kam pasur para t’i jap, jam larguar nga shtëpia me lot në sy, çfarë të them, ka ardhur puna gjer këtu” deklaroi Igor- punonjës në NQP.
“Nuk mund të vozitësh i uritur, nuk mund të ngasësh autobus i uritur, më beso, nuk kam as një qindarkë në xhep dhe duhet të ngas. Unë jam i uritur, nuk mund të ngas, çfarë duhet të bëj, nuk mund të ngas kur jam i uritur, ju e dini këtë,” deklaroi Igor- punonjës në NQP.
E kryetari i Sindikatës pasi u kërkoj falje qytetarëve të qytetit të Shkupit sepse, siç tha, ne punojmë për ta, u shpreh se kjo është e vetmja mënyrë që t’i marrin pagat e tyre.
“Kjo është e vetmja mënyrë që t’i marrim pagat tona, paramendoni page të rregullt, u detyruam që ta bënim këtë akt, këto njerez që i shihni në prapavi, kanë ardhur të gjithë që nga ora 4:00 e mengjesit, këtu janë shoferët e ndrrimit të parë dhe kolegët e servisimit të autobusëve, dhe do të qëndrojmë këtu derisa të kaloje transferi i parave në llogaritë tona,” deklaroi Miço Stojanovski-kryetar i sindikatës.
Nga sindikata kundërshtuan edhe deklaraten e NQP-së se nuk janë vetem 20 persona në protestë.
“Mund të bëni fotografi dhe të dërgoni fotografi se nuk jemi vetem 20 në protestë, të vetmen gje që beri kryesia e NQP-së nga mengjesi është ajo që sipas ligjit të grevës do të ketë kallëzim penal për të gjithë ata që janë organizatorë të grevës, por kjo mos u tremb, kjo nuk është grevë, nuk është protestë, është tubim i punëtorëve të uritur”.
Nga ana tjetër qytetarët presin me orë të tëra për të përdorur transportin publik, ndërsa sot rrallë kalojnë vetëm autobusët privatë.
A prisni gjatë?
Po gjysmë orë, autobus deri tani nuk ka, nuk e di nëse do të ketë.
Nuk ka transport publik, po eci në këmbë nga Gjorce deri në Porta Vllae.
Siç u paralajmërua, autobusët e transportit publik të Shkupit, në mëngjes mbetën në garazhet e tyre, kurse shkupjanët patën përplot vështirësi për të shkuar në punë apo në shkollë. Kompetentët tashmë disa ditë debatojnë me akuza e kundërakuza, por ende nuk dihet se kush do ta mbajë përgjegjësinë për kaosin në transportin publik, pasojat negative të cilët I ndjejnë shkupjanët./KlanMacedonia/
Gazetar: Avni Tahiri