Shkupi në Kaos/ Krerët e komunave në Shkup i kërkojnë Qeverisë t’ia marrë kompetencat kryetares Danella Arsovska

Kryetarët e komunave të Shkupit në mbledhjen e sotme koordinuese sollën vendimin që t’i paraqesin propozim Qeverisë dhe Ministrisë së Mjedisit që t’ua marrin ingerencat e Ndërmarrjeve publike për higjienë komunale dhe parqe dhe gjelbërimin.

Siç njoftoi kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, pas mbledhjes së sotme koordinuese, mori vendim për të kërkuar dorëzimin e obligimeve të komunave.

“Kërkojmë nga Qeveria që të caktojë një të besuar të qeverisë dhe të fillojë procesin e shpërbërjes së këtyre dy ndërmarrjeve publike dhe dorëzimin e obligimeve tek komunat”, tha Gjorgjievski.

Ai njoftoi se në mbledhjen në të cilin kanë biseduar rreth gjendjeve me qytetin dhe jofunksionalitetin e ndërmarrjeve ishin të pranishëm të gjithë kryetarët e komunave të Shkupit, përveç dyve të cilët ndodheshin në pushim, por kishin përfaqësuesit e tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share