Shkupi fitoi derbin e madh kundër Shkëndisë

STRUGA TL BARAZON NË KAVADAR, DIFERENCA NJË PIKË

Xhiroja e parë e pjesës së dytë të kampionatit në Ligën e Parë të Futbollit në vend nisi me derbin e madh Shkupi – Shkëndija. Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit në Kërçovë.

Ndeshja Shkupi – Shkëndija, për shkak të pezullimit të stadiumit në Çair, u zhvillua në Kërçovë dhe sic njofton KlanM, nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri.

Dy pretendentët për titullin kampion ofruan një ndeshje mjaft interesante, por Shkupi sot ishte më I mirë dhe më serioz në tentativat për trofeun e kampionatit dhe të mbrojë titullin.

Golashënues për shkupjanët,sic njofton KlanM, ishin Fredi Alvarez në minutën e 36-të kurse fitoren e konfirmoi Trapanovski në fund të ndeshjes.

Me këtë fitore Shkupi iu afrua për një pikë Struga Trim Lumit, por ka një ndeshje më pak. Struganët sot barazuan 1:1 me Tikveshin në Kavadar.

Në ndeshjet tjera, sic njofton KlanM, Akademia Pandev shënoi fitore në cilësinë e mysafirit ndaj Makedonija GJ.P. Fitore si mysafirë shënoi edhe Rabotniçki kundër Pobedës në Prilep, kurse Bregallnica dhe Skopje luajtën baraz 0:0.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share