Transportuesit privatë me autobusët e tyre vijojnë protestën para objektit të Bashkisë së Shkupit, me çka është bllokuar bulevardi “Ilinden” përgjatë Fontanës deri tek kryqëzimi pranë “MI-DA”.
Ndihmë për zgjidhjen e problemit me pagesën e borxhit nga Qyteti i Shkupit, të premten kanë kërkuar edhe te kryeministri Dimitar Kovaçevski, të cilit siç thonë, i kanë dërguar kërkesë për takim.
“Zgjidhja e problemeve ditore, menaxheriale, si kjo me transportuesit, nuk është punë e Qeverisë, duhet ta zgjidhë sa më parë kryetarja e komunës dhe shumica e Këshillit nga OBRM-PDUKM për ta kthyer qytetin funksional në vend për banorët e Shkupit. Qytetarët nuk janë të interesuar për zënka, por për zgjidhje2, tha Kovaçevski në një intervistë për AIM-n.
Kompanitë private të transportit “Slloboda Prevoz” dhe “Makekspres” filluan bllokimin e kryeqytetit më 28 nëntor, kur me rreth 30 autobusë në kryqëzimin afër Mavrovkës, gjegjësisht bulevardeve “Goce Dellçev” dhe “Krste Petkov Misirkov” kërkuan që t’u paguhen borxhet e tyre që të mund të rifillojnë punën.