Edhe në këto temperature të larta mbi 40 grad celzius turistës e huaj nuk ndalet duke vizituar vendet më atraktive në Shkup.
E destinacioni kryesor I tyre ngelet Qarshia e Shkupit dhe jo vetëm.
Turistët e huaj mbushin kryeqytetin edhe në këto ditë të nxehta, rruget e Shkupit ishin të mbushura me grupe turistësh të huaj të cilët për pushime verore kishin zgjedhur Shkupin.
Shumica e tyre që I takuam ishin nga Turqia, Amerika e vende të tjera, e gjërat më të preferuara në Shkup për to mbeten historia, ushqimi, e tregu I gjelbër.
-“Nga Izmiri.
A vini për herë të parë?
-Për herë të parë. Shumë bukur. Kemi ardhur me shoqëri, nuk shëtitem shumë por secila është më e bukur se tjetra tani mendojm të kalojm të ecim edhe anës tjetër, sapo hëngrëm buk, morem nga byreket ishin shumë të mirë”…
-“Erdhem me një agjencion turistik. Shkupi çdo ditë e më tepër po bëhet i bukur.
Çfar pëlqyet më tepër?
-Qofte. Nga këtu do të shkojm edhe në Ohër.
-“Vijm nga Izmiri. Erdhem për të shëtitur. Për besë duket bukur në fakt të parët e mij janë prej këtu gjyshi, gjyshja janë prej këtu”.
-“Nga Amerika. Është hera e parë. Duket bukur neve na pëqen historia për këtë arsyje edhe udhëtojmë. Në Maqedoni kemi qenë edhe më herët sepse ishim në Ohër. Ende nuk mund të them diçka se çfarë më pëlqen sepse ka vetëm një ditë që jemi këtu, por mund të them që në përgjitëi dyqanet e shitjeve andej në Bit Pazar”…
Kujtojm që vetëm vitin e kaluar Maqedoninë e Veriut e kanë vizituar mbi 734 mijë turistë dhe 47 për qind prej tyre kanë zgjedhur Shkupin si destinacion turistik./TvKlan.mk