Shkupi kualifikohet në Champions

Drita shkon më tej në Conference League

Shkupi shkoi më tej në Champions League, pavarësisht humbjes në ndeshjen e kthimit me Lincoln Red Imperials në Gjibraltar. Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut e kishte fituar sfidën në shtëpi me rezultatin 3 – 0. Në turin e dytë Shkupi do të përballet me Dinamo Zagreb. Ballkani i Suharekës i drejtuar nga Ilir Daja u eliminua nga Champions dhe tani do të luajë në Conference League.

Humbja 1 – 0 në fushën e Liepaja të Lituanisë pas 120 minutave lojë vendosi gjithçka. Ndeshja në Kosovë ishte mbyllur pa gola. Ballkani do të luajë tani në turneun tjetër Europian me La Fiorita të San Marinos. Drita e Gjilanit u kualifikua në turin e dytë të Conference League.

Skuadra nga Kosova mundi 3 – 0 Inter Turku të Finlandës të martën në Prishtinë. Golat u realizuan nga Simonovski dhe Muja me vendasit që zotëruan takimin. Ndeshja e parë ishte fituar me rezultatin 1 – 0 nga finlandezët. Drita në turin e dytë do të luajë me Antwerp të Belgjikës.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share