Shkupi-Dinamo Zagreb, pjesa e parë pa gola

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në arenën “Todor Proeski” mes dy skuadrave ballkanase, FC Shkupi dhe Dinamo Zagreb.

Në 45 minutat e para të dy skuadrat zhvilluan një lojë të barabartë me disa raste për gol për të dyja skuadrat por mungoi finalizimi.
Arena “Todor Proeski” sonte është nikoqire e ndeshjes kthyese të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve teksa në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Maksimir” në Zagreb dy skuadrat kishin barazuar me shifrat 2:2.
Takimi filloi  në orën 21:00, ndërsa interesimi për të ndjekur këtë ndeshje është i jashtëzakonshëm ku lojtarët kanë mbështetje të madhe nga tribuna, e stolisur nga koreografia e Shvercerave./KlanMacedonia/

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share