Ngrohtorja Shkup-Veri ka dënuar ashpër deklaratën e ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Naser Nuredinit që ngrohtorja Shkup-Veri nuk duhet të prodhojë ngrohje me mazut pasi gazi natyral është i pranishëm në treg.
“Dëshirojmë t’i rikujtojmë ministrit se në vitin 2021 në Maqedoninë e Veriut janë importuar rreth 105 mijë tonë mazut, ndërsa në vitin 2022 deri në shtator mbi 150 mijë tonë, të cilat kryesisht përdoren për prodhimin e energjisë elektrike, e cila, sa për ta rikujtuar ministrin, gjithashtu është e disponueshme në tregun e lirë! Ka qenë ministria e tij që ka lëshuar lejet për përdorimin e këtij mazuti! Sh.A. “Shkup-Veri” do të përdorte maksimumi 15 tonë për testimin e pajisjeve për mazut dhe kalimin e kësaj periudhe, në të cilën për pesë ditë pa ngrohje kanë mbetur mbi pesë mijë përdorues, përfshirë 13 shkolla, kopshte dhe qendra shëndetësore”, thonë nga Ngrohtorja Shkup-Veri.