Gjykatën Themelore Penale ka dënuar me 18 vjet burg Anxhelo Gjorgievskin, Klementina Levkovska gjithashtu me 18 vjet, ndërsa Andrej Kostovskin me 16 vjet. Këtë vendim me lot në sy e dha gjyqtarja Elena Ilievska Josifoviq.
Vendimi i gjykatës vjen pothuajse katër muaj pas seancës së parë të gjykimit për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot, i cili u rrah për vdekje para një klubi nate në parkun e qytetit në Shkup.
Sipas aktakuzës, të pandehurit akuzohen se më 7 prill, para një lokali nate në parkun e qytetit në Shkup, së bashku e kanë privuar nga jeta të dëmtuarin Denis Tot.