Në njërën nga klinikat në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ka ndodhur përleshje mes dy kolegeve, njofton MPB.
“Me datë 07.11.2022 në ora 13:35 në Stacionin Policor Qendër, S.M.(47) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:00 në vendin e saj të punës në njërën nga klinikat në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” është sulmuar fizikisht nga kolegja e saj. V.M” – thonë nga MPB.
Policia ka marrë masa për zbardhjen e rastit.