Shkup: Shënohet dita e njësitit për intervenim të shpejtë

INTEGRIMET EUROATLANTIKE HAPIN MUNDËSI TË REJA PËR KËTË NJËSI

Në qendrën policore “Gjorçe Petrov” është mbajtë ceremonia solemne ku MPB-ja ka shënuar 21-vjetorin e formimit të Njësisë për Shpërndarje të Shpejtë.

E formuar në vitin 2001 sipas shembullit të forcave evropiane për reagim të shpejtë, sic u tha në manifestimin e 21-vjetorit të themelimit, Njësia për shpërndarje të shpejtë është transformuar dhe disa herë ka ndryshuar emrin, për të vendosur standarde evropiane policore, me cka rolin që ka në sigurinë e vendit për cdo ditë bëhet më e rëndësishme dhe më e vlefshme, aq më tepër, sic u tha, gjatë protestave të dhunshme ku kjo njësi tregoi profesionalizëm të vërtetë.

“Zyrtarët policor që ishin në mbrojtje të institucioneve shtetërore, ku fatkeqësisht pati edhe të lënduar, kanë demostruar gatishmërinë, guximin dhe viktimën e profesionit të policisë për të mbrojtur vendin dhe sigurinë e qytetarëve, për cka jemi krenarë dhe falënderues” – deklaroi Oliver Spasovski.

Komandanti I Njësisë për Shpërndarje të Shpejtë, Vice Stoleski, ka prezantuar detyrat e kësaj njësie, që sic u tha, janë konform zhvillimeve aktuale integruese – anëtarësimit në NATO dhe eurointegrimit të vendit, me cka hapen mundësi dhe plane të reja për këtë njësi. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share