Shkup: Shënohet 31-vjetori i Pavarësisë së Ukrainës

NË 50 VENDE TË BOTËS U INTERPRETUA NJËKOHËSISHT HIMNI I UKRAINËS

Në 50 vende të botës, duke përfshirë edhe vendin tonë, u interpretua njëkohësisht himni kombëtar i Ukrainës dhe kështu u vendos një rekord botëror në interpretimin e himnit kombëtar të Ukrainës.

Nga Ambasada e Ukrainës dhe shoqata Lesja Ukraina në qendër të Shkupit e festuan 31 vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës.

“Për ne është shumë e rëndësishme që njerëzit nga e gjithë bota po ndërgjegjësohen për të keqen e ukrainasve neper të cilen kalojne ukrainasit sot dhe që e mbrojnë me jeten e tyrë vendin e tyre. Evropën dhe e gjithë bota na ndihmon në luften tonë me armatim, me trajnim të ushtarevë tanë dhe me ndihma humanitare dhe me strehimin e refugjatëvë tanë në të gjithë Evropen,”deklaroi Oleksandar Urbanoviq, kryetar i shoqatës së ukrainasve në RMV.

“Maqedonia e Veriut është një vend i vogël, por kjo nuk do të thotë se veprimet janë të vogla, ne tashmë kemi parë një mbështetje ushtarake dhe pothuajse të gjithë njerëzit këtu mbështesin Ukrainën dhe kjo është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë rrënjën e vërtetë të konfliktit,” deklaroi një ukrainas që festonte pavarësinë e shtetit të tij në Qendër të Shkupit.

Në qendër të Shkupit të pranishmit kujtuan edhe 6 muajt e fillimit të luftës dhe viktimat e luftës në Ukrainë.

Të pranishmit, pasi kënduan himnin kombëtar të Ukrainës, u drejtuan drejt urës së gurtë me flamur kombëtar dhe e vendosën mbi urë./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share