Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (04.09.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 130 gjoba, nga të cilat 72 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 10 gjoba për drejtim automjeti pa patentë shofer, katër sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.
“Janë vendosur 4 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për kalim sinjali të mbyllur (drita e kuqe)”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.