Shkup: Sajoi tentim – rrëmbimin e të miturës – arrestohet nga policia!

MPB: PRETENDIMET PËR RRËMBYESIT NË SHKUP – TË RREME!

Gjatë ditës së djeshme Policia e Shkupit ka privuar nga liria 53 vjeçarin me iniciale XH.G nga Shkupi, për shkak të denoncimit të rrejshëm.

Sipas policisë dje rreth orës 19.00 I dyshuari XH.G ka denoncuar në SPB-Shkup se dy persona me furgon “Mercedes” kanë tentuar të rrëmbejnë një vajzë të mitur, por kishin dështuar.

“Pas denoncimit, zyrtarë të policisë, menjëherë kanë ndërmarrë masa adekuate dhe kanë konstatuar se denoncimi është i rremë, respektivisht se nuk ekziston një rast i këtillë. Me të dyshuarin është zhvilluar bisedë zyrtare ku ai ka pranuar se ka sajuar ngjarjen” – thonë nga MPB.

Policia thotë se I dyshuari këtë ngjarje e ka sajuar në bazë të publikimeve të rrejshme që këtyre ditëve po përhapen nëpër rrjetet sociale ku pretendohet se bëhet fjalë për disa rrëmbyes.

Lajmi se pesë persona, tre gra dhe dy burra, po lëvizin nëpër Shkup saktësisht në Batincë dhe se kanë bërë tentativa për të rrëmbyer vajza të mitura, me shpejtësi ishte shpërndarë nëpër rrjetet sociale. Fotografia është shpërndarë nëpër rrjete sociale ku bëhet thirrje që të denoncohen në polici.

MPB-ja kishte bërë thirrje që qytetarët mos të bien pre e informacioneve të rreme dhe të mos përhapet paniku duke shtuar se policia garanton sigurinë e fëmijëve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share