AHENG INKLUZIV PËR TË GJITHË FËMIJËT NË PARKUN E QYTETIT
Nxënësve të shkollave të mesme duhet t`u sigurohen asistentë arsimor që në këtë mënyrë sistemi të jetë inkluziv, thotë Bojan Shashevski, prind i një fëmiju me autizëm. Prindërit janë të detyruar vet t’i shoqërojnë fëmijët gjatë gjithë kohës për shkak të mungesës së asistentëve.
“Shteti nuk mund të paguajë vetëm asistentët arsimor për nxënësit e shkollave fillore, shteti duhet të sigurojë edhe për nxënësit e shkollave të mesme. Për këtë është e nevojshme të ndryshohet ligji për shkollat e mesme pasi që shkolla e mesme është e obligueshme” – deklaron Bojan Shashevski, prind i fëmijës me autizëm
“Kushtet në të cilat punojnë në arsim janë tejet të ulëta, kjo duhet të merret parasysh që pastaj të flasim për arsim inkluziv. Më shumë funskionon sistemi joformal se ai formal” – tha Biljana Dimitrova.
Ndryshe të gjithë fëmijët me zhvillim atipik dhe tipik nesër prej orës 11 deri në ora 14 do të argëtohen me lojra inkluzive në Parkun e qytetit në Shkup.
“Qëllimi është të jenë të kyçur të gjithë fëmijët pa marrë parasysh a bëhet fjalë për fëmijë me zhvillim tipik apo atipik. Ngjarja do të filloj prej orës 11 deri në ora 14 këtu në parkun e Qytetit. Do të marrim mbi 200 vullnetar mes tyre edhe defektolog e student të cilët do të mund tu ndihmojne familjeve dhe fëmijëve” – tha Denis Jankullovski.
Ngjarja organizohet me qëllim njohjes më të mirë të fëmijëve atipik dhe largimit të stereotipeve dhe diskriminimit siç ndodhi me rastin e Emblës nga Gostivari. /KlanMacedonia/