Nëpermjet rrjeteve sociale u organizua një protestë ku dhejtëra qytetarë dolen për tu dërguar mesazh solidariteti nga sheshi Skenderbeu kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Protesta erdhi si rezultat pasi u bë publik rasti i dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë nga pesë të dyshuar.
Protestuesit mbanin në dorë pankarta si “Asnjë femër nuk e lyp”, “Edukoje hasretin”, “Unë jam femër ti pa lejën time s’ guxon mem prek”, “Që mos i mbroni vajzat edukoni djemt”……
Edhe në këtë ditë ku u protestua kundër dhunës ndaj grave, gjysmë ore para se të fillonte protesta u sulmua një grua raporton KlanM.
“Me shokun tim Bekimin duke ndenjur, pamë se një djalë i ri afrohej. Ai u afrua edhe e sulmoi Bekimin, vrapova që ta shpëtoj prej sulmit. Mirëpo prej rezistencës time, ai (sulmuesi) mu kthye mua dhe më ra me një grusht, rashë për toke. Pastaj iku”, tha mes tjerash gruaja e cila u sulmua.
Në vendngjarje erdhi ekipi i nëpunësve policor dhe ekipi i Ndihmës së shpejtë. Pas disa minutave vazhdoi protesta me çka pati edhe disa fjalime. /KlanMacedonia/
https://www.facebook.com/KlanMacedoniaTelevision/videos/593638035760314/