Shkup: Mesazhe për shfrytëzimin e mjeteve alternative të transportit

“VOZIT DREJTË, VOZIT SHËNDETSHËM” – GARË REVIALE SENZIBILIZUESE

Elena me dy djemtë e saj, për të dytin vit më radhë, merr pjesë në garën reviale me moton “Vozit drejtë, Vozit Shëndetshëm” që për të shtatën herë organizohet në Shkup.

Qëllimi, sic njofton KlanM, është që të ngritet vetëdija e qytetarëve dhe për të promovuar jetën e shëndetshme dhe mbrojtjen e ambientit.

“Marr pjesë për herë të dytë unë dhe fëmijët e mi, ja ku janë përpara meje, njëri është 4087 dhe tjetri po ashtu, kjo është për rekreacion, për argëtim, për fëmijët, E diele dhe të dalim të shoqërohemi.

–         Unë jam Dimitri, Vasili Vangelovski.

–         Morëm pjesë edhe vitin e kaluar.

–         Më herët ngisja biçikletën çdo ditë por tani më rrallë

Gara filloi në ora 11:00 nga Porta Maqedonia

Ndërsa Pavlina e cila po ashtu ishte pjesëmarrëse në këtë garë bëri thirrje që të gjithë qytetarët në punë të shkojnë me biçikleta.

“ Unë gjithë jetën time në punë shkoj me biçikletë, çdo ditë ngas biçikletë, çdo ditë duhet të përdoren biçikletat, së paku për në punë, unë 30 vite që shkoj në punë me biçikletë çdo ditë, tani i kemi edhe pjesën e rrugës për biçikleta dhe më lehtë të shkohet në punë me biçikletë.” 

Organizatorët, sic njofton KlanM, thanë se qëllimi kryesor është të dërgohet mesazhi për mbrojtjen e ambientit jetësor por edhe uljen e tollovive në trafik me shfrytëzimin e mjeteve alternative për transport. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share