Sonte parada “Skopje pride”
Me mbishkrimin “Mbroje më të shtrenjtën, vlerën familjare”, “Ngrije zërin kundër degjenerimit” në sheshin Skënderbeu në Shkup u protestua, sic thanë organizatorët, kundër atyre që bëjnë parada degjeneruese “Komuniteti degjenerues – LGBT”.
Edhe pse një numër i vogël protestuesish, siç njofton KlanM, organizatori Ramadan Ramadani tha se e rëndësishme është që të dërgohet mesazhi siç tha për mbrojtjen e shoqërisë nga ky fenomen në shoqërinë tonë.
“Perse ne sot në këtë vend të mos e përçojmë mesazhin për ndalimin e këtij fenomeni degjenerues, kundër të shëmtuarës dhe kundër atyre të cilët e humben veten e tyre dhe dëshirojnë që në atë humbje ta çojnë edhe shoqërinë tonë, familjet tona. Sot me mesazhin fillestar tregojmë se edhe ne jemi të organizuar kundër humbjes për të thirrur në shpëtim dhe vetëdijesim, në vlerat të cilat duhet të mbrohen nga gjithsecili nga ne”, thotë Ramadan Ramadani, student i Medresesë Isa Beu.
Ndryshe, në organizim të Rrjetit Kombëtar kundër Homofobisë dhe Transfobisë, me moton “Të zëshëm dhe krenarë”, siç njofton KlanM, sot në Shkup do të mbahet edicioni i sivjetshëm i “Skopje Pride”, ku pikënisja do të jetë parku “Gruaja Luftëtare”.
Në ora 19.00 planifikohet të nis marshi i protestës nëpër rrugët e Shkupit, ku në ora 20.00 në stadiumin e Armatës do të nis programi që do të zgjasë deri në orën 01.00 pas mesnate.
Organizatorët presin që Parada të kalojë qetë dhe pa provokime./KlanMacedonia