Shkup: Klan M dhe Klan Plus për më shumë se dy orë transmetuan mesazhe të Nënë Terezës

SPEKTAKLI “SHËN TEREZA SHQIPTARJA E GJITHË BOTËS” NË PËRVJETORIN E SHENJTËRIMIT

“Shën Tereza shqiptarja e gjithë botës” spektakli madh kushtuar Nënës Terezë, për më shumë se dy orë mbajti të mbërthyer publikun shqiptar në Maqedoni të Veriut, Shqipëri e Kosovë.

“Edicioni i dytë i spektaklit “Shën Tereza shqiptarja e gjithë botës”, vjen si një bashkëpunim I “Guga Production”, e Ansamblit të Këngëve dhe valleve shqipe në RMV, si dhe në bashkëpunim me TV Klan Plus në Shqipëri dhe Klan Macedonia, këtu në Maqedoninë e Veriut” – Sokol Guga – “Guga Production”

“Guga Production” në bashkëpunim me Klan Macedonia dhe Klan Plus ngjitën në skenë 15 personalitete, 15 humanistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, të gjithë së bashku, përmes një spektakli televiziv, kremtuam Shenjtërimin e Nënë Terezës.

Me pjesëmarrje të personaliteteve të njohur nga jeta politike, shoqërore, kulturore e artistike, përfaqësues të korit diplomatik, por edhe nga bota e biznesit, spektakli u pasurua edhe me performanca muzikore nga artistë shqiptarë por edhe nga Ansambli I Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoninë e Veriut.

“Qershia mbi tortë” u vlerësua interpretimi i jashtëzakonshëm I “Grande Amor” nga Kastriot Tusha, Ardita Meni dhe Josif Gjipali.

Spektakli “Shën Tereza Shqiptarja e gjithë botës” nga Shkupi përçoi shumë mesazhe gjithandej botës ku ka shqiptarëme shpresën për takimin e radhës, sërish në Shkup, në vendlindjen e humanistes me përmasa botërore Nënë Terezës.

“Të dashur miq. Unë kam kënaqësinë të bëj një falënderim të veçantë për të gjithë shqiptarët e RMV-së, Kosovës dhe Shqipërisë…Bëni mirë, sepse, në fund të fundit, këta jemi ne shqiptarët që vetëm mirë dijmë të bëjmë” – Sokol Guga – “Guga Production”

Lexo gjithashtu
Total
0
Share