Shkup, hapet Qendra e rinovuar emergjente Kirurgjike

Qendra urgjente klinike sot është hapur për të pranuar pacientë. Kjo qendër po rinovohet për herë të parë pas 30 vitesh. Ky institucion shërben një numër të konsiderueshëm rreth 35 mijë pacientë në nivel vjetorë. 

Në hapjen e kësaj klinike morrën pjesë zëvendësja e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjëse për Politika për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska, Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali Ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovski, deputeti Arbër Ademi, drejtori i kësaj klinike Aleksandar Trajanovski.

Pas Ministri Sali deklaroi se bëhet fjalë për rikonstruim të plotë të 400 metra katrorë të Qendrës Kirurgjike Urgjente përcjell KlanM, edhe atë dhoma e pranimit, dhoma e rianimacionit, dhoma për triazhë, salla e operacioneve, dhoma aseptike, hapësirat ndihmëse dhe nyjet sanitare për çka janë ndarë tetë milionë denarë mjete të buxhetit dhe mjete nga donacionet.

Sali bëri të ditur se paratë janë shfrytëzuar si për rinovim komplet, ashtu edhe për furnizim të inventarit dhe pajisjes mjekësore.

Ministri Sali falendëeroi  të dy drejtorët e kësaj klinike dhe personelin për punën që kanë bërë./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share