Ministria për Punë të brendshme ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 170 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre:
84 për tejkalim të shpejtësisë, 7 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 28 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 4 gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të pa regjistruara, 3 për mosvënien e rripit të sigurisë, si dhe u janë shqiptuar 9 gjoba motoçiklistëve