Shkup: Forumi i mbrojtjes 2023 – NATO-ja garancë e stabilitetit euroatlantik

STOLTENBERG: RMV-ja E BARABARTË NË TRYEZËN E NATO-s

Realiteti gjeopolitik, rëndësia e anëtarësimit në NATO, simbioza midis Mbrojtjes dhe Armatës nga njëra anë dhe komuniteti akademik dhe sektori civil në anën tjetër ishin temat e fjalimit të Ministres së Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, në Forumin e Mbrojtjes, sic u tha nga organizatorët, për të kurorëzuar shënimin e përvjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancë dhe Ditën e NATO-s, njofton KlanM.

“Ne jemi pjesë përbërëse e NATO-s dhe nga ne dhe vendet tjera anëtare varet se sa NATO-ja do t`u përgjigjet detyrave të jetë mbrojtjës I vlerave të përbashkëta civilizuese.Jemi të përkushtuar reformave dhe përforcimit të sistemit tonë mbrojtës, madje edhe thelbin e asaj që quhet struktura civile, menaxhmentin e krizës, infrastruktura kritike, kontrollin civil të sektorit të intelegjencës ushtarake e të ngjashme” – tha Slavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Ambasadorja amerikane Angela Ageler, sic percjell KlanM, tha se qytetarët e RMV-së duhet të jenë krenar për kontributin drejt përparimit të stabilitetit global dhe rajonal.

“Me thuajse 200 trupa në misionet e NATO-s, BE-së dhe OKB-së ju demostroni përkushtimin tuja për vlerat e përbashkëta dhe SHBA-të janë krenarë të jenë bashkë me ju nëpër shumë operacione” – tha Angela Aggeler.

Forumit në Shkup, përmes video-lidhjes iu drejtua edhe Sekretari I Përgjithshëm I NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Sot RMV-ja ka vendin e saj në tryezën e NATO-s, votë të barabartë në diskutimet tona dhe gëzon mbrojtjen e plotë nga Aleanca. Kohë më parë RMV-ja u përball me sulme hibride, kibernetike dhe alarme për “bomba”. Por, ju nuk ishit vetëm. Anëtarësimi në NATO ndihmon stabilitetin e RMV-së që është bazë për rritjen ekonomike dhe ndihmonë të zgjerohet siguria në Ballkanin Perëndimor” – tha Jens Stoltenberg.

Mbi 250 të pranishëm, sic njofton KlanM, janë në Forumin e Mbrojtjes në Shkup. Në pesë panele debatojnë përfaqësues nga RMV-ja, Gjermania, Belgjika, Sllovakia, Bullgaria, Kroacia, Bosnja e Hercegovina e të tjerë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share