Shkup: Ekspozitë me fotografi eksluzive të Nënë Terezës

FOTOGRAFI NGA DON LUSH GJERGJI DHE MONSINJOR ZEF GASHI

“E kam në zemër popullin tem shqiptar” u quajt ekspozita me fotografi ekskluzive të Nënë Terezës të cilat janë mbledhur nga jetëshkruesi i saj Don Lush Gjergji si dhe Monsinjor Zef Gashi.

Drejtori I Insitutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup, Skender Asani vuri në pah madhështinë botërore të Nënë Terezës.

”Nënë Tereza vazhdimisht, deri ne frymën e fundit, kishte thënë se “e kam në zemër popullin tem shqiptar”. Që do të thotë se ajo lindi shqiptare dhe vdiq shqiptare. Gonxhja ështe e Shkupit, Gonxhja është bija jonë, por Nënë Tereza është edhe e të gjithë botës” – deklaroi Skender Asani, drejtor i ITSHKSH-së.

Ndërsa zv.kryeministri Grubi theksoj përpjëkjët disa vjeçare për ta përkujtuar institucionalisht Nënë Terezën.

“Sot pas disa viteve të rezistencës për të ruajtur figurën e Nënës Terezë ne po e shënojmë edhe ditëlindjen e saj, edhe përvjetorin e largimit të saj nga kjo botë, edhe kanonizimin e saj në mënyrën më institucionale të mundshme, në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut” – tha Artan Grubi.

Kjo ekspozitë shënoj fundin e manifestimit tradicional kulturorë-shkencorë “Drita e Gonxhes” të organizuar nga ITSHKSH që këtë vit përkonte me 122 vjetorin e lindjes dhe 25 vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share