MPB: kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë
Ministria e Punëve të Brendshme vetëm gjatë ditës së djeshme deri në mesnatë ka sanksionuar 304 drejtues automjetesh për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
Duke kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, janë sanksionuar 19 drejtues automjetesh që kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe një mjet ka lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 145 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara dhe 159 jashtë vendeve të banuara.
Vetëm gjatë këtij muaji deri me datën 23, në territorin e Shkupit për tejkalim të shpejtësisë së lejuar janë shqiptuar 1328 sanksione.
MPB
Vozitës të sanksionuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në territorin e SPB Shkup:
Janar 2023 – 578 sanksione
Shkurt 2023 – 1237 sanksione
Mars 2023 – 2401 sanksione
Prill 2023 – 1745 sanksione
Maj 2023 – 1519 sanksione
Qershor 2023 – 1647 sanksione
Korrik 2023 deri në datën 23.07 – 1328 sanksione
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke bërë thirrje tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe siç thonë së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. /KlanMacedonia/