Shkup, 55 qen endacak të strehuar brenda muajit shtator

Qentë endacak vazhdojnë të jenë një ndër problemet permanente me të cilin është përballur Shkupi, por edhe qytetet e tjera në Maqedoninë e Veriut.

Në pjesë të ndryshme të Shkupit gjatë muajit të shtatorit janë adoptuar gjithsej 55 qen. Sipas qendrës Lajka muaji shtator llogaritet si muaji me më shumë adopatime të qenve për këtë vit.

“Me gjithsej 55 qen të strehuar për fat të mirë në muajin e kaluar të shtatorit, ne po thyejmë rekordin e birësimeve të suksesshme në baza mujore” thonë nga Qendra e adoptimeve,  Lajka, Shkup.

Ata shprehin mirënjohjen e tyre për ekipin e NP “Laika”, aktivistët dhe shoqatat për mbrojtjen e kafshëve.

Lajka është vendbanimi më i bukur për qentë endacakë në rajon dhe më gjerë./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share