Shkup, 207 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (09.11.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 207 gjoba, nga të cilat shtatë sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 20 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

“Janë vendosur 12 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, një sanksion për shofer fillestar, 12 masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), pesë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share