Shkup: 183 gjoba gjatë 24 orëve të fundit, 25 shoferë në gjendje të dehur

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (29.10.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në zonën e qarkullimit rrugor.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 183 masa, nga të cilat 64 sanksione për drejtim të automjetit me shpejtësi me të madhe se e lejuara, 25 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 14 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer.

Katër masa janë vendosur për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për kalim sinjali të mbyllur (dritë e kuqe).

Lexo gjithashtu
Total
0
Share