Shkup: 169 shkelje në komunikacion, 49 prej tyre për vozitje të shpejtë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 169 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 49 për tejkalim të shpejtësisë,9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 gjoba për mosdhënien përparësi gjatë tejkalimit.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 4 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe tre të tjera për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

“Kontrollet e shtuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, njoftojnë nga MPB-ja.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share