Shkup: 102 gjoba për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (11.10.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 164 gjoba, nga të cilat 102 për ngasje të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 17 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tri sanksione për automjete të paregjistruara, tri gjoba për kalim në sinjal të mbyllur të semaforit.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share