Shkon në dy numri i viktimave pas vërshimeve në Pejë, vdes edhe nëna e fëmijut 5-vjeçar

Pas vërshimeve në Pejë është shënuar edhe vdekja e dytë, ku si pasojë ka humbur jetën nëna e fëmijut 5-vjeçar.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Po, edhe nëna e fëmijut është gjetur e vdekur. Pas përpjekjeve të policisë, nga njësitet policore është arritur të gjendet edhe trupi i pajetë edhe nënës së fëmijut. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor”, është shprehur Gashi, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se pas vërshimeve që kanë kapluar qytetin e Pejës, si pasojë një fëmijë i moshës rreth 5-vjeçare ka humbur jetën.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share