Ka pasur të shtëna me armë zjarri në një lokal te Don Bosko në Tiranë, ku ka humbur jetën banakierja e lokalit.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal afër xhamisë.
Deri më tani raportohet se tek Trauma kanë shkuar 5 persona, mes tyre një fëmijë që ka marrë plumb në këmbë.
Nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën.