Shkollë për nder të Atsu

Tifozët e Newcastle kanë nisur fushatë bamirësie për të finalizuar projektin e sulmuesit

Tifozët e Njukastëll kanë nisur një fushatë për të mbledhur fonde për nder të të ndjerit Christian Atsu, ndërsa një grup mbështetësish shpreson që të përfundojnë projektin e ish-sulmuesit të krahut për ndërtimin e një shkolle të re në Ganë.

Lojtari 31 vjeçar u gjet i pajetë nën rrënoja, si pasojë e tërmnetit me magnitudë 7.8, që goditi Turqinë dhe Sirinë dhe shkaktoi mbi 46 mijë viktima.

Njukastëll mbajti një minutë heshtje në shenjë respekti për ish- futbollistin, i cili gjithashtu kishte luajtur me Chelsea. Por fansat tani kanë nisur fushatën e bamirësisë për të mbledhur fondet e nevojshme për të ndërtuar një shkollë në vendlindjen e ganezit.

Atsu ishte një figurë e dashur e tifozëve të klubit anglez dhe vdekja e tij preku shumë prej tyre. Ai u gjet nën rrënoja 12 ditë pasi ndodhi tërmeti. 31-vjeçari luante për klubin e Hataispor në Superligën turke. Provinca e Hatait ishte ndër më të goditurat nga tërmeti.

Drejtuesit e klubit morën vendimin për t’u tërhequr nga Superliga turke si pasojë e viktimave të shumta si dhe tragjedisë në ekip.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share