Shkollat serbe në alarm

Mblidhet parlamenti, kërcënime me bombë anekënd vendit

Pas protestave të opozitës serbe parlamenti në Beograd ka diskutuar në një seancë të jashtëzakonshme raportin për gjendjen e sigurisë pas vrasjeve të fundit të nxënësve në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” dhe qytetarëve të pafajshëm në zonën e Smederevës.

Deputetët e opozitës fajësuan qeverinë për situatën në vend duke kërkuar dorëheqjen e kryeministres Brnabiç, si dhe formimin e Komisionit Hetimor për të përcaktuar faktet dhe rrethanat që çuan në vrasjet e fundit. Vetë Brnabiç tha se opozita ka kërcënuar me jetë atë dhe presidentin Vuçiç duke e keqpërdorur politikisht këtë situatë.

Pas masakrës ku mbetën të vrarë 8 nxënës dhe një roje sigurie, orët e fundit ka patur një seri alarmesh të rreme për vendosje bombash në 78 shkolla fillore dhe 37 të mesme anekënd Serbisë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi një nismë për dorëzimin e armëve dhe qytetarët kanë dorëzuar deri tani mbi 15 mijë armë të paregjistruara, në këmbim të amnistisë nga veprat penale.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share