Plarent Salihi: Të organizohet një garë shkollore
Sasia e borës që mbuloi Kodrën e Diellit para festave të vitit të ri hapi rrugën e shkollave të skijimit që të nisin me fazën e parë të kursit fillestar. Shkolla e skijimit “Atomik” ka filluar me punën që nga 3 janari me një numër të konsiderueshëm të fëmijëve
“Shtigjet e skijimit kur filloi sezoni ishin mirë të përgatitura edhe ishin të gatshme për skijim. Mirëpo por tani si u shkri bora patë një periudhë që kenë shumë temperatura të nxehta u shkrinë pistat dhe tani kemi borë. Bile nga dita sotme mjetet për shtypjen e borës dolën në terren menjëherë dhe neve kjo na pëlqeu shumë pasi bora që bie nëse shtypet menjëherë do ta mbanë më gjatë”, u shpreh Plarent Salihi, instruktor i skijimit.
Sa i përket organizmit të garave, instruktori Plarent Salihu mendon se do të ishte mirë organizimi i një gare mes shkollave të skijimit në nivel vendi.
“Unë kisha preferua të organizohet një garë shkollore, mes shkollave të skijimit jo klubet. Vetëm shkollat e skijimit normalisht se ato që janë me klube janë të avancuar edhe punojnë më profesionalisht”, tha Salihi.
Nxënësit që e ndjekin kursin fillestar të skijimit shprehen të lumtur me punën që e bëjnë
“Kam filluar para tre viteve dhe jam shumë e kënaqur me punën e skijimit”, tha nxënësja e skijimit.
Sipas Federatës së skijimit të Maqedonisë së Veriut gjatë këtij sezoni pritet të organizohen disa gara për grupmoshat e reja përfshirë këtu edhe për fillestarët./KlanMacedonia