Shkoi në spital për t’u mjekuar, zhduket shqiptarja në Greqi

Ankth për familjen e një 33-vjeçareje shqiptare e cila u zhduk më 17 janar dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të saj.

Sipas informacioneve të mediave fqinje e reja kishte shkuar në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Heraklionit në mënyrë që mjekët t’i mjekonin një plagë në këmbë, por ajo nuk është kthyer më në shtëpi. Ajo është zhdukur që atëherë, pavarësisht se dyshohet se kishte telefonuar familjen e saj më 21 janar dhe kishte deklaruar se do të kthehej atë mbrëmje.

Megjithatë, pas asaj telefonate celulari i 33-vjeçares mbetet i fikur. Ka qenë babai i saj i cili ka shkuar në polici dhe ka bërë kallëzimin për zhdukjen e saj. Mësohet se shqiptarja me iniciale Emmanuela B., por me kartë identiteti greke nuk ka bërë diçka të ngjashme më parë dhe sjellja e saj ka shkaktuar shqetësim të fortë tek familjarët.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share