Shkodra e mllefosur për shkarkimin e trajnerit Qatip Osmani!

Opinioni futbolldashës në Shkodër në veçnti tifo grupi i KF Vllania dhe pothuajse të gjitha mediumet në Shqipëri janë të mlleforur me vendimin e drejtuesve të ekipit për largimin e trajnerit Qatip Osmani . Kjo do të thotë se vendimi i drejtuesve të klubit për largimin e trajnerit Qatip Osmani ka qenë një vendimi i nxituar dhe shumë i pa matur krejt duke bazuar rezultatet që ka shënuar ekipi nga tetori i vitit të kaluar deri në ditën e djeshme . Trajneri Qatip Osmani dhe ndihmësi i tij Bashkim Livoreka pas vendimit të mbrëshëm akoma qëndrojnë Shkodër dhe kthimi i tyre parashihet sot pas dite, pasi klubi ka obligime në përmbushjen e kontratës.

“Po në mesditë kemi edhe një takim me drejtuesit e klubit për disa holësi që ka të bëjë me kontratën dhe më pas do të njoftojmë zyrtarisht opinionin me një njoftim zyrtarë” deklaroi trajneri Qatip Osmani

Ndryshe trajneri Qati Osmani në krye të KF Vllaznia u emërua në tetorin e vit të kaluar duke e drejtuar ekipin në 26 ndeshje ku ka regjistruar 13 fitore 7 barazime dhe 6 disfata dhe aktualishtë e len ekipin në pozitën e dytë në renditjen e tabelës.

Këto rezultatet dëshmojnë se trajneri më i suksesshëm tetovar Qatip Osmani nga Shkodra do të largohet kryelartë. Kujtojmë edhe njëherë se Qatip Osmani ka 3 tituj kampion, 1 Kupë dhe 1 Super Kup me dhe në dy raste ka luajtur në play off për kuaifikim në grupe të Europa Liga me ekipin e Shkëndijës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share