Shkëndija shënoi fitoren e tretë, nga katër ndeshjet kontrolluese HNK Gorica – Shkëndija 0-2 me gola e Krasniqit dhe Jakupit

Skuadra e Shkëndijës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet europiane të Konferencë Ligës, sot në stadiumin e qytetit në Nova Goric të Kroacisë, ka zhvilluarandeshjen e katërt dhe të fundit kontrolluese me skuadrën HNK Gorica, të cilën e ekip e mundi me rezultatin 2-0 me  golat  që I shënuan në 20 minutat e fundit të ndeshjes. Së pari shënoi  Krasniqi në minutën e 71, një  supergol  që rallë shihet në terenet e futbollit, ndërsa golin e dytë e shënoi Jakupi në minutën e 90 +1. Pas  kësa  ndeshje  kontrolluese  ekipi  do të kthehet në Tetovë ku  do të vazhdon punën  deri  më 13 korrik  kur edhe do ta zhvillon ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës.

Shkëndija gjatë fazës përgatitore në Slloveni ka zhvilluar katër ndeshje kontrolluese ku ka shënuar 3 fitore dhe një humbje.

Shkëndija lojën e nisi me këtë formacion: Taleski, Limani, Adili, Cake, Rexhepi, Totre, Qaka, Çinari, Krasniqi, Shala, Elezi . Në pjesën e dytë u inkuadruan edhe Zahov, Ramani, Maksimov, Aganspahiq, Dita, Velija, Meliqi, Jakupi, Nuhija, Ramadani. / KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu

Tension te Juventusi

Mesfushori Paredes debatoi ashpër me trajnerin Allegri për mungesën e aktivizimit Stërvitja pas Pashkëve nisi me nerva të…
Më tepër
Total
0
Share