SHAQIRI: PATËM MUNDËSI QË TË BËJMË DIFERENCË KATËR-PESË GOLA
Shkëndija ka shënuar fitore2-1 në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Konferencë Ligës, kundër ekipit Valmiera në Riga. Me këtë fitore kuqezinjt paralajmërojnë rikthim të fuqishëm në garat europiane.
Për “kuqezinjtë”, është kjo një fitore e madhe që paralajmëron një rikthim të fuqishëm në skenën europiane. Trajneri Artim Shaqiri ka shprehur keqardhje për rastet e parealizuara por shpreson se ekipi i tij do të vazhdojë rrugëtimin e garave europiane
“E morëm ate që e kërkojshim duke parë para sysh edhe vështirësit të cilat na krijoi kundërshtari, por me rastet të cilat i krijuam në këtë ndeshje patëm mundësi që të bëjmë diferencë katër-pesë gola që të jemi më të qetë në ndeshjen e kthimit në Shkup.Por futbolli është i tillë, ka raste që nuk shënohen prandej futbolli është i bukur. Gjithësesi neve do të përgatetiemi sepse nuk është e mbyllur asgjë edhe 90 minuta do ti luajmë në Shkup”, deklaroi trajneri i KF Shkëndija Artim Shaqiri
Ndeshja e kthimit në program është më 28 korrik në Shkup. Nëse Shkëndija kalon në turin e tretë, do të përballet me fituesin e duelit Vorskla – Ukrainë dhe Aik – Suedi. /KlanMacedonia/