Shkëndija gjatë fazes përgatitore për ndeshjet europiane në Konferencë Ligë krahasa seancave të rregullta stërvitore spas plan programit të hartuar nga trajneri Jeton Beqiri, do të zhvillon edhe 5 ndeshje kontrolluese .
Kuqezinjtë vazhdojnë përgatitjet verore me intensitet të shtuar, derisa stafi teknik në planprogram ka paraparë që përmes 5 ndeshjeve kontrolluese të kërkohet ndërtimini formës optimale deri në ndeshjen e parë eliminatore të UEFA Conference League.
Ashtu si Shkëndija, edhe pesë ekipet rivale në ndeshjet kontrolluese po bëhen gati për paraqitjen e tyre në Kupat e Evropës.
Ndeshjen e parë kontrolluese kuqezinjtë e luajnë të shtunën e ardhshme (15.06.2024) kur në Tetovë presim fituesin e Kupës së Maqedonisë, Tikveshin. Gjashtë ditë më vonë (21.06.2024) në Strugë ndeshemi me Tiranën, kurse më 25 qershor në Ohër luajmë përballë Llapit të Podujevës. Serinë e ndeshjeve kontrolluese e vijojmë me duelin në Tetovë ndaj Dritës së Gjilanit (29.06.2024), për ta mbyllur me provën gjenerale kundër Partizanit të Tiranës më 3 korrik në Pogradec.
Orari I ndeshjeve kontrolluese në fazën përgatitore:
15.06.2024 Shkëndija-Tikveshi (Tetovë – 17:30)
21.06.2024 Shkëndija-Tirana (Strugë – 17:00)
25.06.2024 Shkëndija-Llapi (Ohër – 16:30)
29.06.2024 Shkëndija-Drita (Tetovë – 17:30)
03.07.2024 Shkëndija-Partizani (Pogradec – 17:00)